Kryeministri Edi Rama i ka ofruar naftëtarëve një pagë të vetme, ndëmjet asaj që kishin dhe pagës së asistencës dhe rivënien në punë të rafinerisë.
Oferta u bë publike Sokol Dautaj, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve pas përfundimti të mbledhjes me Ramën, të hënën, pasdite.
Dautaj tha se naftëtarët prisnin të merrnin pagat e prapambetura të fituara me vendim gjykate. Ai tha se ata nuk kishin dalë ët kënaqur nga takimi me Kryeministrin.
Ai tha se vendimi për rinisjen e grevës do të merret sëbashku me naftëtarët e tjerë:
“Nëse naftëtarët duan të hyjnë sërish në grevë vendimi është i tyre”.