Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Administratën Amerikane të Ushqimeve dhe Ilaçeve (FDA) se ka shtyrë qëllimisht njoftimin se një vaksinë kundër covid-19 është gati. Sipas Trumpit njoftimi u la qëllimisht pas zgjedhjeve për të minuar përpjekjet e tij për fitore.
Në një postim në Twitter, Trump shkroi:
“FDA dhe demokratët nuk donin që të me jepnin fitoren e vaksinës, para zgjedhjeve, kështu që rezultatet dolën pesë ditë më vonë. Siç e kisha thënë prej kohësh. FDA duhet ta kishte shpallur më parë, jo për arsye politike, por për të shpëtuar jetë”.
Një ditë më parë u njoftua se vaksina e koronavirusit e prodhuar nga bashkimi i kompanive Pfizer dhe BioNTech është më shumë se sa 90 përqind e efekshme në mbrojtjen e personave nga Covid-19.
Ky është rezultati i parë i dalë nga provat me 94 persona të infektuar me koronavirus dhe të cilët kanë shfaqur të paktën një simptomë, tha kompania të hënën.