Basha: Duhet ndalur tentativa e Serbisë për të njollosur historinë e UÇK-së

Nga Exit News
Basha: Duhet ndalur tentativa e Serbisë për të njollosur historinë e UÇK-së

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi, të premten, se duhet me çdo kusht të ndalet tentative e Serbisë për të rishkruar dhe njollosur historinë e luftës së UÇK-ës.

Duke shpërndarë në Facebook një pjesë të intervistës së të enjtes për gazetarin Sokol Balla, Basha shkruan:

“Ne nuk mund të heshtim apo të qëndrojmë duarkryq ndaj pandëshkueshmërisë së personave përgjegjës për krimet çnjerëzore të bëra ndaj shqiptarëve, gjatë regjimit të Millosheviçit.

Të gjithë së bashku, duhet t’i japim fund tentativave të Serbisë për të rishkruar historinë, për të fshehur të vërtetën tonë historike e për të njollosur luftën e lavdishme çlirimtare të Kosovës.”

Një ditë më parë, Basha kundërshtoi nismën e shumicës socialiste për të rinisur një hetim mbi raportin e Dick Martit për luftën e UÇK-së dhe ‘shtëpinë e verdhë’.

Basha tha se kjo i shërben Serbisë dhe është një lojë që Rama po e luan për interes të Serbisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>