PD: Top Channel dhe Edi Rama masakaradë kundër Bashës

Nga Exit News
PD: Top Channel dhe Edi Rama masakaradë kundër Bashës

Partia Demokratike e ka quajtur “maskaradë të Edi Ramës” intervistat e publikuara nga Top Channel ku flitet për përfshirjen e Lulzim Bashës në hetimet për krimet e kryera nga UÇK.

“Në asnjë ditë të punës së tij në UNMIK, Lulzim Basha nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndaj anëtarëve apo drejtuesve të UÇK-së. Ky është një fakt i konfirmuar edhe nga ish- Kryeprokurori i EULEX, Ëilliamson”, thekson njoftimi i PD-së.

PD shprehet se këto deklarata “të rreme të orkestruara nga Edi Rama nuk dëmtojnë aspak Lulzim Bashën. Ato shkojnë kundër interesit kombëtar, duke dëmtuar imazhin e Kosovës dhe Shqipërisë”.

“Të tillë skenarë imagjinarë kundër Lulzim Bashës do të dëgjoni pa ndërprerje deri në 25 Prill! Rama nuk ka asnjë alternativë dhe nuk ka me çfarë ta mbulojë tjetër dështimin e 8 vitëve në pushtet. Përbuzeni Edi Ramën dhe mercenarët e tij”, përfundoi PD.

Top Channel ka intervistuar Milaim Bellanicën, një shqiptarë të Kosovës, i cili akuzoi Bashën se ka zhdukur kasetën e regjistruar prej tij në masakrën e kryer nga serbët në Krushë të Madhe.

Ndërsa sot, Top Channel ka intervistuar Latif Gashin, i cili deklaron se Basha ka marrë pjesë në arrestimin e tij në vitin 2002.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>