Vetingu në polici, Komisioni i kërkon llogari Drejtorit të SHÇBA për takimin me Arben Frrokun

Nga Exit News
Vetingu në polici, Komisioni i kërkon llogari Drejtorit të SHÇBA për takimin me Arben Frrokun

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) i kërkoi Drejtorit të Përgjithshëm të ShÇBA-së Muhamet Rrumbullaku shpjegime mbi takimin me ish deputetin Arben Frroku.

Kjo pasi ka qarkulluar një foto ku shfaqet Rrumbullaku dhe Frroku në një tavolinë.

Rrumbullaku pohoi gjatë seancës se ajo foto është bërë në vitin 2011 dhe pretendoi se ka qenë më kolegët dhe me pas ka ardhur Frroku.

Ai shtoi se takimi është rastësor dhe nuk mund të cilësohet si një kontakt i papërshtatshëm.

KJV ka arritur në konkluzionin se Rrumbullaku ka plotësuar të saktë formularin për partëstinë e figurës teksa e sheh të përshtatshëm për vijimin e punës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>