Kryetarja e parlamenti të Kosovës, Vjosa Osmani është infektuar me koronavirus. Lajmin e bëri të ditur vetë Osmani në një posti në Facebook, ku shkruan se do të vijojë punën nga shtëpia për dy javët e ardhshme.
“Pasi disa të afërm me të cilët kisha kontakt rezultuan pozitivë në testin për Covid-19, u testova në IKSHKP dhe pak më parë u njoftova se edhe unë kam rezultuar pozitiv.
Në dy javët e ardhshme do të punoj nga shtëpia, duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e mia në të dy funksionet shtetërore që i ushtroj, të trajtohet në kohë. Po ashtu, një numër takimesh do t’i vazhdoj nëpërmjet platformave elektronike. “
Ajo i bëri thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat për të parandaluar për hapjen e koronavirusit.