Qeveria italiane ka miratuar një paketë prej €10 miliardë në mbështetje të bizneseve të goditura nga vala e dytë e pandemisë së koronavirusit, sipas Reuters.
Sipas masave të miratuara të premten vonë, qeveria do të japë 1.95 miliardë euro grante për bizneset e goditura nga koronavirus dhe ndihmë ushqimore për të varfërit.
Qeveria po përgatit gjithashtu një shtesë prej 8 miliardë eurosh për të forcuar skemat e ndihmës tashmë të vendosura. Ekonomia e Italisë pritet të tkurret me të paktën 9% këtë vit për shkak të masave të bllokimit.
Italia po planifikon të shpenzojë 15-20 miliardë eurosh në fillim të vitit të ardhshëm për të ndihmuar ekonominë. Të premten, ministria e shëndetësisë raportoi 37,242 infeksione të reja me koronavirus dhe 699 vdekje.