Policia e Tiranës ka arrestuar dy persoan dhe ka hetuar në gjendje të lirë 4 të tjerë për përdorim dhe trafik të lëndëve narkotike.
Të shtunën, policia njoftoi se ka arrestuar 2 persona I.D., 49 vjeç, (pronari i lokalit) dhe O.N., 25 vjeç (punonjës) për përdorimin e lokalit për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Policia hetoi në gjendje të lirë 4 shtetas të tjerë, klientë të lokalit, të kapur në flagrancë duke konsumuar lëndë narkotike.
Gjithashtu, policia sekuestroi 388 gramë lëndë narkotike kanabis, mbetje pluhur me lëndë narkotike kokainë, një shumë pararash, dhe 4 aparat celular.