Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla i refuzoi Vuçiqit, Vulinit, Gjuriqit e Petkoviqit kërkesën për të vizituar Kosovën.
Në një deklaratë për shtyp, të shtunën, Ministrja e quajti kërkesën e Vuçiçit një ofendim për Kosovën pas zbulimit të varrezave masive në Serbi më 15 nëntor.
Ajo bëri thirrje për ndërhyrje ndërkombëtare sepse Serbia nuk është në gjendje trajtojë të shkuarën “kriminale”.
“Qytetarët e Kosovës, familjet e të pagjeturve, të vrarëve dhe të masakruarve nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, pyesin me të drejtë se çka do të ndodhë pas zbulimit të varrezave masive dhe rivarrosjes? Deri kur drejtësia ndërkombëtare do të lejojë, që po ata që kryen krimet te kryejnë edhe hetimet e gjykimet? Serbia, nuk është në gjendje ta trajtojë të kaluarën e saj kriminale, andaj kërkohet ndërhyrje ndërkombëtare në këto rrethana, që drejtësia e munguar për viktimat e gjenocidit serb në Kosovë të vihet në vend”, shkruhet në deklaratën për shtyp.