Gjermania ka raportuar numër rekord vdekjesh të lidhura me kovid, 410 vdekje, në orët e fundit, raporton Reuters.
Kancelarja Angela Merkel u takuan me 16 udhëheqës të shtetit federal për të diskutuar kufizimet për Krishtlindjet dhe festat e vitit të ri.
Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit ishte 18,633 të mërkurën, duke e cuar në total numrin në 961,320, sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive.
Rreth 1,072 raste më shumë se një ditë më parë, dhe 5,015 më pak se numri rekord i raportuar të premten.