
Ekaterina Trendafilova u riemërua Presidente e Dhomave Speciale të Kosovës me bazë në Hageë. Lajmi u publikua të enjten në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.
Autoriteti emërues, Ambassador Lars-Gunnar Ëigemark, drejtuesi i Misionit të Zbatimit të Ligjit në Kosovë, e riemëroi Ekaterina Trendafilova si presidente të KSC edhe për një mandat të ri, 4 vjeçar, njoftohet në deklaratën e KSC-së.
Sipas KSC-së, presidentja shprehu vlerësimin e saj për besimin e dhënë për vazhdimin e dëshirës.
Trendafilova tha se hetimet e nisura ndaj drejtuesve të UÇK-së do të vazhdojnë të sigurta, të pavarura, të paanshme, të drejta dhe eficente.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit Special u krijuan 5 vjet më parë, në gusht 2015, nga kuvendi i Kosovës për të hetuar krimet e pretenduara nga UÇK në vitet pas luftës 1998-2000.
Ato janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës por përbëhet nga staf ndërkombëtar dhe e ka selinë në Hagë.