Këndi i lojërave “7-Xhuxhat”, i cili ndodhet ngjitur me ETC-në në Rrugën e Elbasanit, do të prishet për t’i lënë vend ndërtimit të një kulle 25 katëshe.
Leja për ndërtimin e kësaj kulle është dhënë nga Kryeministri Edi Rama edhe pse mbahet ende sekret—tashmë, mënyra e zakonshme e qeverisjes së Kryeministrit.
Paradoksi i këtij zhvillimi është se propaganda zyrtare ka disa muaj që flet për përkushtimin e qeverisë dhe Bashkisë Tiranë për kënde lojrash për fëmijë: ndërkohë këndi më i madh i lojrave në qytet tashmë është viktima e rradhës e babëzisë së pangopur të ndërtuesve dhe Kryeministrit Rama.
Kryeministri Rama e kishte inaguruar me shumë bujë në vitin 2001 rindërtimin e këndit të lojrave 7-Xhuxhat, kur ishte kryebashkiak i Tiranës.
Mania e Kryeministrit Rama për të ndërtuar kulla duket se nuk dnalet. Kjo kullë është vetëm njëra nga të paktën shtatë të tilla që kanë parashikuar të ndërtojnë në Tiranë Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj.
Një kullë po ndërtohet përballë Fakultetit Ekonomik, një do të ndërtohet në trupin e stadiumit të ri kombëtar, një tjetër është planifikuar të ndërtohet në aneksin e stadiumit “Qemal Stafa”, një kullë në territorin e gardës dhe dy të tjera në territorin ngjitur me Parkun të Liqenit.