Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se në fushatën zgjedhore të 2021 do të dalë sëbashku me Kryetarin e PD-së Lulzim Basha. E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, të Arian Canit, të premten, Kryemadhi tha se:
“Ne kemi dalë edhe me strukturat partiake bashkë. Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha do të dalim bashkë në fushatë”.
Ajo tha se më 25 prill opozita do të shkojë bllok:
“Më 25 prill opozita do të shkojë bllok. Me kodin e ri zgjedhor minimuni i opozitës merr 100 deputet. Nëse me kodin e ri të duhet më pak vota për të marrë një deputet. Pas datës 25 prill, ne të gjithë do të jemi bashkë. Kush shkon me Ramën ka firmos vendimin me vdekje politike”.