Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta morrën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë, të shtunën, në 28 nëntor.
Pas vendosjes së kurorave, Kryeministri Rama në një deklaratë për median uroi të gjithë shqiptarët në vecanti Hashim Thaçin dh eish-komandantët e tjerë të UÇK-së që ndodhen në Hagë.
“Dëshiroj t’iu uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë këtë ditë të bekuar të flamurit tonë kombëtar, të pavarësisë së Shqipërisë dhe njëkohësisht në këtë ditë që është edhe dita e lindjes së komandantit legjendar të luftës çlirimtare të Kosovës, dëshiroj t’i uroj festën e pavarësisë dhe Ditën e flamurit, presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij që sot nuk gjenden në shtëpi”, tha Rama.