Shpejtim Bulliqi, kandidat i opozitës së Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje, fitoi zgjedhjet për kryetar komunenë Podujevë, ndërsa Milan Radojevic nga Lista Serbe fitoi në Mitrovicën e Veriut.
Bulliqi fitoi 51.64 përqind të votave, ndërsa Radojevic fitoi 89.86 përqind të votave.
Të dy qytetet shkuan në zgjedhje të parakohshme pas dorëheqjeve të ish-kryetarëve të tyre që morën poste në qeveri.
Ish-kryetari i Podujevës Agim Veliu u emërua Ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e udhëhequr nga udhëheqësi i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Ndërsa ish-kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakic u emërua zëvendëskryeministër kur u zgjodh qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, rezultatet paraprake nuk përfshijnë votimin me kusht dhe ata që votuan nga diaspora.
Dy kandidatë të tjerë për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) fitoi 35.97 përqind, ndërsa Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) fitoi 12.40 përqind të votave.
Duhet theksuar se LDK-ja humbi Podujevën, bastionin e tyre, për herë të parë në 20 vjet.
“Është një rezultat i papritur, por vota e sovranit meriton te respektohet. Në një gjendje krize, qoftë shëndetësore, sociale apo ekonomike, njerëzit janë të prirur ti kërkojnë zgjidhjet përmes ndryshimeve. LDK fitoi në Podujevë deri më tani dhe ne u jemi mirënjohës qytetarëve që na dhanë votën dhe besimin e tyre,” tha Isa Mustafa, udhëheqësi i LDK-së pasi partia e tij humbi.
40.51 përqind e qytetarëve kanë përdorur të drejtën e tyre për të votuar në Podujevë.
Në anën tjetër, në Mitrovicën e Veriut Erden Atic nga Vetëvendosje fitoi 3.68 përqind, një kandidat i pavarur Dusan Milunovic fitoi 2.92 përqind dhe Florent Azemi nga PDK fitoi 3.54 përqind të votave.
39,14 përqind e qytetarëve në qytetin e drejtuar nga serbët përdorën të drejtën e tyre për të votuar.
Mandati i kryetarëve të rinj të bashkive do të jetë i vlefshëm deri në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen në tetor 2021.