Kreu i PD-së, Lulzim Basha dpublikoi sot, 30 nentor, raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Shqipërinë. Ne një postim në Facebook, Basha komentoi se raporti nxjerr në pah se qeveria ka dhenë ndihmën më të ulët ekonomike.
Përmes një postimi në Facebook, Basha tha se rritja e ndihmës ekonomike ka qënë kërkesa e opozitës ndaj qeverisë.
“Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një raport kritik mbi situatën ekonomike në Shqipëri. Raporti konfirmon atë që ne i kemi kërkuar qeverisë Rama për muaj me radhë: të japë më shumë ndihmë financiare familjeve shqiptare.
Raporti thekson: “Paketat e mbështetjes COVID-19 të Shqipërisë janë më të vogla se mesatarja e atyre në tregjet në zhvillim dhe Ballkanin Perëndimor”. Shqipëria është ndër vendet që ofrojnë ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët! Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Shqipëria meriton një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e vet.”
Raporti i FMN-së i publikuar të hënën në darkë ka thënë se uleja ekonomike e vendit pritet të jetë 7,9 % dhe rimëkëmbja do të nisë në 2021 deri në 2022. Kjo ngritje ekonomike do të jetë kryesisht për shkak të pagesave të rindërtimit.