Kryeparlamentarja e Kosovës dhe presidentja në detyrë, Vjosa Osmani është rikthyer në punë, pas shërimit nga Covid-19.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani tha se është rikthyer në zyrë pas izolimit dy-javor
Ajo i bëri apel qytetarëve që të kujdesen për veten dhe familjarët, pasi Covid-19 është përhapur kudo:
“Kam bërë thirrje gjithnjë, e tani pas ekperiences time dhe të familjes time me virusin, ju lutem sërish që të bëni kujdes të shtuar e të vazhdueshëm. Tashmë virusi është çdoku. Ne ishim me fat ta luftojmë virusin me sukses, por, fatkeqësisht, ky nuk është fati i të gjithëve.”
Në 17 nëntor, Vjosa Osmani njoftoi se ishte infektuar me Covid-19.