Të enjten, Italia lajmëroi masat kufizuese për udhëtimet për pushime për Krishtlindje, me qëllim ndalimin e përhapjes së Covid-19.
Qeveria italiane lajmëroi se udhëtimet mes rajoneve të Italisë do të ndalohen duke filluar nga 21 dhjetori deri në 6 janar. Në periudhën 25, 26 dhejtor deri në 1 janar, ndalohen të gjitha udhëtimet jashtë qytetit të banimit.
Vendimi i qeverisë përfshin edhe ndalimin e organizimit të mbledhjeve festive në banesë me persona që nuk jetojnë bashkë.
Rregulla të tjera pritet të vendosen të enjten në darkë, si vendosja e karantinës së detyrueshme 10 ditore për personat që vijnë në Itali nga vendet e huaja, duke nisur nga 20 dhjetori. Kjo masë u morr për të shkurajuar lëvizjet e italianëve jashtë vendit për pushimet e festave.
Baret dhe restorantet pritet të qëndrojnë të mbyllura në zonat e kuqe ose portokalli. Gjithashtu pritte vendosja e një shtetrrethim në mbarë vendin, duke nisur nga ora 10 e mbrëmjes.
Në zonat e verdha, ku restorantet janë të hapura deri në orën 18:00, qeveria po debaton nëse do të lejojë restorantet të shërbejnë drekë në Ditën e Krishtlindjeve dhe me 26 dhjetor.
Ministria e shëndetësisë raportoi 20,709 raste të reja të mërkurën dhe 684 vdekje, duke e çuar numrin në total në më shumë se 1.6 milion infeksione.