Është shtyrë për të 41-tën herë gjyqi ndaj bandës së Emiljano Shullazit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Krimin e Organizuar.
Seanca e parashikuar për tu mbajtur të enjten, është shtyrë sepse avokati i Shullazit është infektuar me Covid-19.
Çështja e bandës Shullazi ka që prej vitit 2018 në këtë gjykatë.
Në vitin 2018 Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmand Dani, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela u dënuan me 55 vite burg – 14 vite vetëm për Emiljano Shullazin – me akuzat: grup i strukturuar kriminal, shkatërrim pronash me eksploziv, marrje prone nën kërcënim dhe dhunë ndaj biznesmenëve Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërcuku.
Çështja është apeluar dhe prej janarit 2019 grupi mbetet në paraburgim. Procesi është shtyrë vazhdimisht prej rreth 41 seancash. Më herët në shtator 2019, për mungesë provash, prokuroria u tërhoq nga akuzat për pastrim parash.