Policia ka shoqëruar në komisariar rreth 15 persona të dyshuar për vrasjen e efektivit të FNSH-së, Xhuljo Prela.
Prela 26 vjeç u ekzekutua me një plumb në gjoks teksa po kthehej nga Rinasi.
Një makinë tjetër është afruar dhe e ka qëlluar disa herë Prelën, duke berë që ky i fundit të humbasë kontrollin e mjetit.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që policia po vazhdon hetimet.
Prela ishte pjesë e FNSH së Shkodrës dhe kishte nisur studimet në Akademinë e Sigurisë.