Shqipëria dhe Kosova do të kenë një konsullatë të përbashkët në Strugë.
Lajmin e bëri të ditur, zëvendësministri i jashtëm, Gent Cakaj përmes një postimi në Facebook shkruan:
“Tashmë jemi marrë vesh zyrtarisht për bashkim të hapësirave të Konsullatave të Përgjithshme të dy vendeve tona në qytetin e Strugës. Sado simbolik të duket ky veprim, është megjithatë një dëshmi e prekshme, se zbatimi i projektit të shfrytëzimit të përbashkët të hapësirave të ambasadave a konsullatave mes Kosovës e Shqipërisë po vazhdon. Ky projekt duhet të vazhdojë me çdo kusht në çdo vend ku ka mundësi objektive.”
Të premten Shqipëria dhe Kosova nënshkruan disa marrëveshje për të rritur bashkëpunimin mes shqiptarëve të Kosovës, Shqipërisë e Malit të Zi dhe të Luginës së Preshevës.
Një prej marrëveshjeve parashikon nisjen e punës për ngritjen e fondit ndër-shtetëror për mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi.