Italia raportoi 21 052 infeksione të reja të shtunën, nga 24.099 një ditë më parë, si dhe 662 vdekje të reja nga koronavirusi, tha ministria e shëndetësisë.
Italia ka shënuar 59,514 viktima të Covid-19 që prej shpërthimit të virusit në shkurt, numri i dytë më i lartë në Evropë pas Britanisë.
Ajo ka regjistruar gjithashtu 1, 71 milion raste deri më sot, raporton Reuters.
Numri i pacientëve të shturar në spitalet kovid shkoi në 30,158 të shtunën, 1,042 më pak se një ditë më parë.
Gjatë valës së dytë të pandemisë në gjysmën e nëntorit, shtrimet në spitale u rritën me rreth 1 mijë në ditë, ndërsa në terapi intensive me 100 në ditë.