Policia e Tiranës ka sekuestruar 167 doza heroinë dhe arrestoi një 27 vjeçar nga Perrenjasi. Personi i arrestuar ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e dy automjeteve në tetor 2020.
Heroina u gjend gjatë kontrollit të banesës së marrë me qira nga i arrestuari.