Gjermania do të nisi vaksinimin e popullsisë në fillim të viti tjetër, njoftoi shefi i stafit të kancelares Angela Merkel, Helge Braun.
Ai pohoi se vendi po përgatit qendrat e vaksinimit.
Vendimi për vaksinimin në Gjermani do të jetë në varësi të vendimit të BE për aprovimin e vaksinës nga Pfizer/Biotech.
BE duhet të vendosi deri më 29 dhjetor nëse do ta aprovojë ose jo vaksinën.
Numrat e të infektuarve në Gjermani janë stabilizuar gjatë këtyre javëve për shkak të vendosjes së masave të reja që prej 2 nëntorit.
Masat kufizuese, të tilla si mbyllja e restoranteve, bareve dhe objekteve sportive, pritet të zgjasin së paku deri më 10 janar.
Të hënën, Gjermania raportoi për 12.332 raste të reja me koronavirus.