Qeveria e Kosovës fton viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës të aplikojnë për statusin

Nga Exit News
Qeveria e Kosovës fton viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës të aplikojnë për statusin

Qeveria e Kosovës  ka ftuar të martën, viktimat e dhunës seksuale gjatë Luftës së Kosovës të aplikojnë për statusin që iu takon.

Gjatë konferencës “Progresi dhe sfidat e procesit të njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se çështja e dhunës seksuale ka mbetur ende pa u trajtuar si duhet në Kosovë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është plotësisht e përkushtuar që procesin e njohjes dhe verifikimit të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ta mbështesë, në mënyrë që viktimat ta ndjejnë mbështetjen e shtetit të tyre”, ka thënë kryeministri.

Hoti është shprehur se viktimat e dhunës seksuale meritojnë mbështetjen e plotë të qeverisë dhe intitucioneve.

“Unë dua të siguroj që Qeveria e Republikës së Kosovës është plotësisht e përkushtuar që procesin e njohjes dhe verifikimit të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ta mbështesë në mënyrë që viktimat ta ndjejnë mbështetjen e shtetit të tyre”, ka thënë Hoti në konferencë.

Hoti ka thënë se statusi nuk ua heq dhimbjet që kanë kaluar por shtoi se “kjo dhimbje mund të përballohet përmes kurajos për të demaskuar dhunuesit dhe për të ditur të vërtetën, si dhe për ta bërë të njohur këtë të vërtetë para botës së civilizuar”.

Hoti bëri me dije se drafti është në harmoni me standardet europaine. Ai ka thënë se janë bërë ndryshimet e nevojshme të cilat kanë paraqitur probleme në praktikë.

Numri i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës mbetet ende i paverifikuar por sipas një raporti të OBSH në vitin 2000, llogaritet se numri mund të variojë nga 10 – 20 mijë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>