Policia arrestoi 3 persona si dhe nisi hetimet për 1 tjetër, pasi dyshohen se organizonin lojra fati të paligjshme.
Në një njoftim zyrtar, të arrestuarit janë T. D., 25 vjeç dhe E. M., 19 vjeç, si dhe nisi hetim ndaj K. D.
Policia sekuestroi gjithashtu 1 aparat celular, 3 aparate dixhitale dhe një sasi valute,pasi dyshoheshin se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.