Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shëngjin.
Një lokal në pronësi të Liman Gjoka, 56 vjeç ka qenë objekt i sulmit. Autorët kanë vendosur tritol në lokalin e Gjokës.
Ngjarja ka ndodhur në Ranën e Hedhur. Deri më tani nuk raportohen të plagosur por vetëm dëme materiale.
Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje, ndërsa policia po punon për të zbuluar autorët.