Kosova regjistron 524 raste të reja dhe 12 viktima

Nga Exit News
Kosova regjistron 524 raste të reja dhe 12 viktima

Në Kosovë ditën e shtune  janë regjistruar 524  raste të reja të infektuar me koronavirus, pas kryerjes së 1.555 testimeve.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 12 qytetarë.

Aktualisht në Kosovë ka 11.868 raste aktive me koronavirus, me një total prej 46.118  rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars.

Prej tyre 1.186 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>