Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka bërë thirrje të shtunën për rrezim të qeverisë.
Me votë ose me protestë qeveria duhet të largohet, ka thënë Mediu në Facebook.
Duke e cilësuar si “qeveri policore” Mediu ka mbështetur portestat dhe ka dënuar aktet e fundit të qeverisë.
Kreu i republikanëve është shprehur se marrja me forcë e kryeredaktorit të Koha Jonë, është forma tjetër e dhunës.
“Shoqërimi në komisariat, goditjet gjatë rrugës, por edhe indiferenca e efektivëve dhe shefave ndaj spjegimeve të gazetarit Xhani, që po raportonte mbi protestën, spjegojnë më së miri se kjo trupë, nuk ka më asnjë lidhje me uniformën e nderuar të policit, ka harruar kushtetun dhe ligjin para të cilit është betuar, ka harruar dhe nëpërkëmbur qytetarin, nga i cili paguhet dhe të cilit duhet t’i shërbejë”, ka thënë Mediu në llogarinë e tij në Facebook.
Mediu ka dënuar aktet e dhunës ndaj gazetarëve dhe ka thënë se ato duhet të shërbejnë për relfektim.
“Njëkohësisht edhe një ndër aktet të cilat na bëjnë të reflektojmë për të kuptuar përgjegjësinë e largimit sa më shpejtë të këtij regjimi të korruptuar. Me protestë dhe me votë, kjo qeveri policore, duhet të largohet”, ka pohuar ai.