Policia ka përgënjeshtruar lajmin se një 20 vjeçar, i arrestuar në protestë, është në gjendje të rëndë dhe se ka nevojë për ndihmë mjekësore.
Në një njoftim zyrtar, policia shkruan se A.B. është në gjendje të mirë shëndetësore, kjo e verifikuar nga mjeku i paraburgimit dhe përfaqësues të Avokatit të Popullit.
Shtetasi A.B., 20 vjeç, i arrestuar me datë 11.12.2020, për veprat penale ““Organizimi dhe pjesëmarrja ne grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ‘’Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike’’ ndodhet në gjendje të mirë shendetësore, kjo e konfirmuar para pak minutash nga mjeku i DVP Tiranë si dhe në prezencë të dy përfaqësuesve të avokatit të popullit.
Në rrjetet sociale u publikua të dielën se një 20 vjeçar është në gjendje të rëndë për shkak të keqtrajtimit nga policia dhe se po i mohohej ndihma mjekësore.