Në Kosovë ditën e hënë janë regjistruar 329 raste të reja të infektuar me koronavirus, pas kryerjes së 1,327 testimeve.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 qytetarë.
Aktualisht në Kosovë ka 11.551 raste aktive me koronavirus, me një total prej 46.909 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars.
Prej tyre, 1203 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.