Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka përshëndetur KED-në pas dërgimit të listës me emra në Kuvend.
Shqipëria do të ketë këtë javë një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për një gjykatë funksionale, tha Kim në llogarinë e saj në Twitter.
“Sot, KED përfundoi vlerësimin dhe i dërgoi Parlamentit listën e kandidatëve të kualifikuar për Gjykatën Kushtetuese. Kjo do të thotë që Shqipëria do të ketë këtë javë një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për një gjykatë funksionale. Sapo Presidenca të emërojë gjyqtarin e saj, Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale. Faleminderit të gjithëve për ndërmarrjen e masave urgjente”, shkruajti Kim.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka dërguar të hënën në Kuvend listën me tre emra për në Gjykatën Kushtetuese.
Emrat janë, Sonila Bejtja, Aleksandër Toma dhe Altin Binaj.
Më herët Kim ka shprehur besimin se Gjykata Kushtetuese mund të jetë funksionale më 31 dhjetor.