Yuri Kim beson se Gjykata Kushtetuese mund të jetë funksionale më 31 dhjetor

Nga Exit News
Yuri Kim beson se Gjykata Kushtetuese mund të jetë funksionale më 31 dhjetor

Ambasadorja amerikane Yuri Kim beson se Gjykata Kushtetuese mund të jetë funksionale më 31 dhjetor.

Prandaj, 31 dhjetori mund të duket pak rastësor por ka kohë që ecet drejt kësaj dhe më duhet të them që kur ne, nga pikëpamja e ekspertëve, shohim rregullat, kërkesat, opinionet e Komisionit të Venecias, janë dy të tilla në pak muajt e fundit, kur shohim kushtetutën, kushtetutën tuaj pra, standardet ndërkombëtare, kërkesat e BE dhe pritshmëritë tona, nuk ka arsye praktike që të mos jetë e mundur të kemi një Gjykatë Kushtetuese funksionale deri më 31 dhjetor”, ka thënë Kim të enjten për Zërin e Amerikës.

Besimin e saj ajo e mbështet në fjalën e marrë nga presidenti Ilir Meta dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Kam fjalën e Kryetarit të Kuvendit dhe kam fjalën e Presidentit të Republikës”, ka thënë Kim.

Kritikavë ndaj vetingut Kim i është përgjigjur duke thënë se ato janë normale për çdo reformë të madhe që “ka të bëjë me karrierat dhe reputacionet e njerëzve”

Për korrupsionin ambsadorja ka thënë se “është një kancer këtu në Shqipëri”

“Prandaj është e rëndësishme që SPAK të funksionojë plotësisht. Siç e kemi parë në javët e fundit, Prokuroria e Posaçme ka deklaruar disa hapa konkrete për çështje me rëndësi dhe tani jemi në proces duke ndihmuar shqiptarët të ngrenë BKH-në, FBI-në e tyre, që hetimet të mund të përshpejtohen”, shtoi ambasadorja.

Në 7 dhjetor Kim dhe ambasadori Luigi Sorca i bën thirrje KED-së të miratojë listën përfundimtare të kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese.

Për në GJK KED ka kualifikuar 3 kandidatë:

  1. Sonila Bejtja
  2. Aleksandër Toma
  3. Altin Binaj

Ndërkohë Apeli Administrativ ka rikthyer në garë në 7 dhjetor Zhaklina Peton, duke shfuqizuar vendimin e KED për përjashtimin e saj nga gara.

Kandidatja Peto u skualifikua nga gara për herë të dytë me argumentin se nuk plotësonte kriteret.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>