Policia arrestoi tre persona për trafik droge të martën. Në një njoftim zyrtar, policia pohon se të arrestuarit janë:
E.L., 36 vjeç dhe A. S., 25 vjeç, pasi në fshatin Shëngjergj, shtetasi A. S. është kapur në flagrancë duke i shitur rreth 7 kg lëndë narkotike kanabis shtetasit E. L.
L.XH., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij u gjetën droga të ndryshme sintetike (Ektazi, LCD), si dhe lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan së bashku me një peshore elektronike dhe 1 aparat celular.
Operacioni i arrestimit të tyre u titullua “Bashkëpunimi”, ndërsa materialet i dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.