Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se mohon krizën ku ndodhet vendi, me qëllim mohimin e përgjegjësive të tij direkte.
Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha e quajti kryeministrin peng të oligarkëve dhe si provë të ksaj citon projektigjin për “Buxhetin 2021” i cili sipas tij përqëndron financat e shtetit në pagesat e PPP-ve.
1.1 miliard euro borxh është bilanci i qeverisë për këtë vit dhe nga këto para, vetëm 100 milionë janë shpenzuar për paketat ekonomike në ndihmë të bizneseve dhe qytearëve pas pandemisë Covid-19.
Kreu i PD e quajti kryeministrin një njeri pa plan dhe pa asnjë masë për të ndaluar krizën.