Një 51-vjeçar është ekzekutuar sot në Rrëshen nga persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja u raportua fillimisht si plagosje me armë zjarri.
“Rreth orës 17:40, në qytet Rrëshen, Mirditë, në rrugë është plagosur me armë zjarri shtetasi A.K., 51 vjeç, banues në fshatin Malaj, Mirditë, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Viktima nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.
Atentati ndaj 51-vjeçarit dyshohet të jetë kryer për motive hakmarrjeje, sipas Report TV, pasi viktima raportohet të jetë pjesë e familjeve me hasmëri në Rrëshen.