Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka përjashtuar për 15 vite nga sistemi i drejtësisë gjyqtaren e Tiranës, Arjana Liço, pas dorëheqjes dhe ndërprerjes së procesit të vetingut.
Vendimi i KPA-së u mor nga Rezarta Schuetz, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama dhe Natasha Mulaj.
Të enjten KPA la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili po ashtu kishte vendosur përjashtimin për 15 vite të Liços.
Procesi i vetingut u ndërpre në maj 2020 për Arjana Liçon, me kërkesë të saj. Ajo argumentoi se kishte mbushur moshën për pension dhe kishte bërë kërkesë për të dalë në pension.