Policia e Lezhës arrestoi mëngjesin së premtes dy persona për falsifikim dokumentesh.
Në një njoftim zyrtar, policia bën të ditur se të arrestuarit janë L. S., 27 vjeç dhe R. H., 39 vjeç, banues në Kukës.
Gjatë kontrollit të makinës tip “Ford Mustang”, të arrestuarve i janë gjetur 23 karta identiteti, 19 pasaporta dhe 23 leje drejtimi të shteteve të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara.
Gjithashtu policia njofton se edhe gjatë kontrollit të banesës personave i janë gjetur dokumente të falsifikuara.