India parashikon të fillojë vaksinimin e njerëzve kundër Covid-19 në janar. Kështu pohuan zyrtarët indiane për BBC-në.
Zyrtarët thanë se janë disa vaksina që kanë gjasa të marrin autorizimin për përdorimin emergjent nga rregullatori i ilaçeve në javët e ardhshme.
Dy kompani farmaceutike kanë aplikuar tashmë për shqyrtim dhe gjashtë të tjerë janë në faza të ndryshme të provave klinike.
Në fillim të dhjetorit ishte kompania Pfizer ajo që aplikoi e para për autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës së saj koronavirus në Indi.
Programi i vaksinimit në Indi synon të vaksinojë 300 milion njerëz deri në fillim të gushtit.
India ka regjistruar gati 10 milion raste Covid-19, dhe më shumë se 144 mijë viktima deri më tani. Planet e shtrirjes së vaksinimit janë duke u bërë edhe pasi ngjitja tregon shenja të dukshme të ngadalësimit.