Italia mbyllet për dy javë gjatë fundvitit

Nga Exit News
Italia mbyllet për dy javë gjatë fundvitit

Italia do të zbatojë masa të rrepta bllokimi nga 24 dhjetori deri në 6 janar, në përpjekje për të ulur përhapjen e koronavirusit.

Sipas vendimit të miratuar nga qeveria, vendi do të jetë i gjithi “zonë e kuqe” për 10 ditë dhe “zonë portokalli” për 4 ditë, ku do të ketë më shumë liri lëvizjeje.

Gjatë kësaj periudhe, italianët do ta kenë të ndaluar të udhëtojnë ndërmjet rajoneve të ndryshme. Vizitat brenda rajonit do të lejohen për maksimumi dy persona. Këtu nuk përfshihen personat nën 14 vjeç dhe ata me pamundësi fizike.

Kur prezantoi masat, kryeministri Konte pranoi se autoritetet nuk kishin as mjetet dhe as vullnetin për të monitoruar respektimin e masave kufizuese në shtëpi, por ai kërkoi nga italianët që të respektonin kufirin prej dy të ftuar të rritur.

Nga 24 dhjetori deri më 6 janar, të gjitha baret dhe restorantet do të mbyllen, por mund të bëjnë shitje me porosi. Ato do të mbështeten nga qeveria me një paketë ndihme 625 milionë euro, njoftoi kryeministri Konte.

Në ditët kur vendi do të jetë zonë e kuqe do të mbyllen dyqanet dhe qendrat e estetikës, por do të lejohen hapur supermarketet, ushqimoret, farmacitë, libraritë, gazetashitësit, lavanderitë dhe sallonet e flokëve.

Lëvizjet e mjete motorike do të lejohen në zonat pranë vendit të banimit ndërsa aktiviteti sportiv në natyrë vetëm nëse ushtrohet individualisht.

Qeveria sidoqoftë ra dakord që gjatë këtij izolimi, të ketë një izolim katër ditor të klasifikuar “portokalli”, një frymë lirie ku të gjitha bizneset mund të rihapin dyert e tyre (28, 29, 30 dhjetor dhe më 4 janar) deri në orën 21:00.

Në këtë kohë italianë mund të shëtisin të lirë në komunat e tyre pa autorizime të veçanta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>