Policia arrestoi mëngjesin e së hënës një 32 vjeçar i cili akuzohet se ka kërcënuar me armë një qytetar në Berat.
Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari është A. L., banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.
32 vjeçari ka kërcënuar më armë një qytetar tjetër në lagjen “30 Vjetori” dhe më pas ka tentuar të largohej pasi ka parë policinë.
Pas disa minutash ndjekje policia ka mundur ta arrestonte atë.