Në Kosovë ditën e hënë janë regjistruar 264 raste të reja të infektuar me koronavirus, pas kryerjes së 990 testimeve.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 qytetarë.
Aktualisht në Kosovë ka 11.134 raste aktive me koronavirus, me një total prej 49.169 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars.
Prej tyre, 1262 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.