Aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë protestuar sërish të hënën para Ministrisë së Brendshme, ku kërkuan dorëheqjen e drejtorit të Policisë Ardi Veliu.
Protesta e tyre nisi të dielën dhe ka vijuar edhe të hënën. Ata protestojnë për shoqërimin dhe dhunimin e 4 aktivistëve nga Policia e Shtetit në komisariat.
Tre kërkesat e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e cila është dhe organizatorja e protestës, janë:
- Marrjen a masave nga Policia e Shtetit ndaj efektivëve që ushtruan dhunën pa motiv, shkarkimin dhe procedimin penal të tyre.
- Shkarkimin dhe procedimin penal të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
- Ristrukturimin e Policisë së Shtetit që ajo t’i rikthehet qytetarëve.