Krasniqi: Të mos shkohet në zgjedhje pa votim të buxhetit

Nga Exit News
Krasniqi: Të mos shkohet në zgjedhje pa votim të buxhetit

Zëvendësministri i Financave në Kosovë Agim Krasniqi, ka mbështetur deklaratën e  Hotit dhe ka kërkuar që mos të shpërndahet parlamenti pa u votuar buxheti i 2021.

Sipas tij, nëse nuk votohet buxheti, do të bllokohen pagesat për sektorin publik nga muaji mars 2021.

Krasniqi tha se këtë dëmtim nuk do ta pësonte  vetëm sektori publik, por edhe sektori privat dhe tërë sistemi ekonomik në mungesë të financave publike.

Ndër të tjera ai u shpreh:

“Praktikat e deritanishme të zgjedhjeve kanë treguar se mund të kemi vonesa në procesin e konstituimit të Kuvendit dhe votimit të Qeverisë, po që se zgjedhjet e përgjithshme parlamentare mbahen në fillim të vitit 2021. Kjo për faktin se ka shumë gjasa që vendi të mbetet pa këto Institucione në tremujorin e parë të vitit 2021 dhe si kanë treguar zgjedhjet e fundit këto vonesa mund të marrin edhe disa muaj shtesë përtej tremujorit të parë të vitit 2021.”

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti deklaroi të martën se po angazhohet që të mos shpërndahet Parlamenti pa u miratuar buxheti i 2021.

Ai tha se po diskuton me përfaqësuesit e partive politike për të miratuar buxhetin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>