India mund të miratojë vaksinën e koronavirusit të Oksford dhe AstraZeneca në javën e ardhshme, raporton Reuters.
Kjo do ta bënte atë vendin e parë që do të parë që jep dritën e gjelbër rregullatore për vaksinën e prodhuesit britanik të ilaçeve.
India, vendi ku prodhohen më shumë vaksina në botë, dëshiron të fillojë vaksinimin e qytetarëve të saj muajin tjetër dhe gjithashtu po shqyrton aplikimet për autorizimin e përdorimit emergjent për vaksinat e bëra nga Pfizer dhe kompania vendase Bharat Biotech.
Vaksinimi i vendit të dytë më të populluar në botë me një nga nivelet më të larta të infeksioneve do të jetë gjithashtu një hap i madh në betejën kundër pandemisë.
Vaksina e AstraZeneca konsiderohet jetike për vendet me të ardhura më të ulëta dhe ato në klimë të nxehtë sepse është më e lirë, më e lehtë për tu transportuar dhe mund të ruhet për periudha të gjata në temperatura normale të frigoriferit.
Burimet thonë për Reuters thanë se zyrtarët shëndetësorë indianë ishin në kontakt të drejtpërdrejtë me homologët e tyre britanikë mbi vaksinën e AstraZeneca dhe se kishte “të dhëna të forta” që një miratim do të vinte javën e ardhshme.
Sipas të dhënave paraprake vaksina e Astra Zeneca është 62% efikase për të krijuar mbrojtje ndaj COVID-19. Ajo merret në dy doza. Megjithatë ka të dhëna se efikasiteti i vaksinës rritet në 90% nëse së pari injektohet gjysma e dozës së saj dhe në injektimin e dytë merret e plotë.