Familjarët e atyre që humbën jetën me Covid-19 në Itali kanë vendosur të padisin qeverinë italiane dhe presidentin e rajonit të Lombardisë për ‘neglizhencë kriminale’ në lidhje me mënyrën se si menaxhuan pandeminë.
Rreth 500 familje do të dorëzojnë padinë civile në prokurorinë e Bergamos në Lombadi, rajoni që u godit më shumë nga vala e parë e pandemisë.
Consuelo Locati, avokati që drejton çështjen, po kërkon 259 mijë euro si kompensim për secilën nga 500 familjet në padi.
Familejt pretendojnë se tre udhëheqësit – Giuseppe Conte, Roberto Speranza dhe Attilio Fontana – me vendimet e tyre, kanë kontribuar në gati 70 mijë vdekje të Covid-19 të Italisë.
Procesi gjyqësor përqendrohet në vendimet e autoriteteve italiane për të rihapur një spital në qytetin e Bergamos, disa orë pasi atje nisi shpërhapja e Covid-19 në 23 shkurt – si dhe për mos marrjen e një vendimi nga ana e qeverisë për të karantinuar Bergamoni dhe qytetin afër tij Nembron, pavarësisht këshillave të ekspertëve që në fillim të marsit.
Po ashtu, një tjetër element thelbësor i padisë do të jetë mungesa e pretenduar e një plani kombëtar të menaxhimi të pandemisë dhe dështimi nga autoritetet rajonale për të zbatuar një plan lokal që supozohej të ishte zhvilluar bazuar në planin kombëtar.