Numri i viktimave nga Covid-19 në Itali ka kapur shifrën 70.395, njoftoi, të mërkurën, Ministria e Shëndetësisë.
553 persona humbën jetën në 24 orët e fundit në Itali.
Sakaq janë infektuar në 24 orët e fundit 14.522 persona.
Italia është shteti me numrin më të madh të viktimave në Evropë nga COVID-19.
Deri më tani Italia ka regjistruar 1.991 milion raste infektimesh.
Për Krishtlindje Italia ka ashpërsuar masat, duke kaluar në zonë të kuqe dhe duke ndaluar udhëtimet. Ajo palejuar vetëm udhëtimet tepër të rëndësishme.