Përtej kësaj, në këtë rast nuk është se ne kemi probleme, nuk kemi asnjë problem me Kosovën. Për fat të keq, Kosova ka probleme me veten dhe nëse mund të bëj një përkufizim të përmbledhur të problemit që unë shoh atje, është se prej sa kohësh politika e brendshme është bërë politikë e jashtme dhe e kundërta.
Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp. Ai, ju referua deklaratave të Vjosa Osmanit, duke theskuar se objektivi i qeverisë është të kenë zero probleme me fqinjët.
Rama e konsideroi të “pakonceptueshme që një qeveri legjitime të firmosë vullnetin e shtetit të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë dhe një presidente në detyrë të shfaqet në Shqipëri dhe të bëjë politikë të brendshme me këtë shtyllë të politikës së jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës”
Ai theksoi se me deklarata “nacional-folklorike vulgare” nuk fitohet beteja me kundërshtarin.