Kosova regjistron 309 raste të reja dhe 6 viktima

Nga Exit News
Kosova regjistron 309 raste të reja dhe 6 viktima

Në Kosovë ditën e enjte janë regjistruar 309 raste të reja të infektuar me koronavirus, pas kryerjes së 1.287 testimeve.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 qytetarë.

Aktualisht në Kosovë ka 10.478 raste aktive me koronavirus, me një total prej  49.866 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars.

Prej tyre, 1.290  qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>