Policia arrestoi një 45 vjeçar, i cili qëlloi me armë drejt policisë së shtetit, pasditen e së enjtes.
I arrestuari është Josif Kavaja, i cili u kap pas 12 orësh kërkim.
Fillimisht ai qëlloi disa herë me armë në ajër dhe pasi banorët e zonës kanë njoftuar policinë, ai ka qëlluar drejt saj.
Dyshohet se 45-vjeçari vuan nga problem të shëndetit mendor.
Në zonë shkuan dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat Renea.